Ndërlidhjet

Itali: 6 migrantë e humbin jetën, shpëtohen 300 të tjerë nga Mesdheu 


Ilustrim

300 migrantë janë shpëtuar të mërkurën në Detin Mesdhe pasi udhëtonin me anije prej druri, mirëpo gjashtë të tjerë janë nxjerrë pa shenja jete, raporton Reuters.

Rojet detare të Italisë dhe anijet e marinës së këtij vendi kanë shpëtuar njerëzit nga katër anije të ndryshme në pjesën qëndrore të Detin Mesdhe.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje rreth shtetësisë së migrantëve të shpëtuar as të atyre që nuk kanë i mbijetuar udhëtimit.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë (IOM), shumica e 4700 migrantëve që e kanë humbur jetën në Mesdhe gjatë këtij viti, kanë qenë duke tentuar të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia për në Itali.

XS
SM
MD
LG