Ndërlidhjet

Kremlini thotë se dialogu me SHBA-në është ngrirë


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dialogu me Shtetet e Bashkuara aktualisht është “i ngrirë” dhe se Moska nuk pret përmirësim të shpejtë të lidhjeve pasi presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të marrë detyrën.

“Gati çdo nivel i dialogut me SHBA-në është i ngrirë. Ne nuk komunikojmë me njëri-tjetrin, ose e bëjmë këtë minimalisht”, tha Peskov për Televizionin Mir.

Ai tha se Kremlini nuk pret që Trump, muajin e ardhshëm, të ndryshojë dy burimet kryesore të zemërimit rus: zgjerimin e NATO-s dhe sanksionet e Perëndimit, të ndërmarra për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka kundërshtuar pretendimet e Peskovit se dialogu është nrgrirë.

“Angazhimi diplomatik me Rusinë vazhdon në një gamë të gjerë çështjesh”, tha Kirby.

XS
SM
MD
LG