Ndërlidhjet

Gjuriq: Një pjesë e Listës Serbe nuk e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar


Lista Serbe
Lista Serbe

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate për medie, ka kundërshtuar kthimin e një numri të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Në komunikatë, ai i ka quajtur deputetët e tillë si “besnik ndaj Isa Mustafës”, veprimi i të cilëve sipas tij “ka thyer unitetin e përfaqësuesve të serbëve në Kosovë“ dhe mëton të shembë politikën mbrojtëse shtetërore për Trepçën dhe të mirat tjera ekonomike, politike, kulturore, historike dhe shpirtërore të popullit serb, nuk e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, thuhet në komunikatën e shefit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.

“Nuk dëshiroj që të përdorë fjalë të rënda dhe në këtë kuptim do të përpiqem që të përmbahem edhe më tej, por nuk mund edhe nuk mund të fajësojë shumë të gjithë ata njerëz, të cilët, ditëve të fundit, funksionarët e Lëvizjes socialiste në Kosovë, po i quajnë tradhtarë. Është e qartë se anëtarët e Lëvizjes socialiste, të Mustafës, Che Gevarën e kanë ndërruar me Enver Hoxhën, për një grusht parash shqiptare".

"Lista serbe e ka ngrirë pjesëmarrjen në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, në mënyrë që qartësisht ta bëjë me dije se nuk mund të tolerohen sulmet ndaj kushteve minimale për mbijetesë të popullit tonë në Kosovë. Lista Serbe nuke ka bërë këtë për shaka e as me vullnetin e saj, sepse të tjerët e kanë sjellë në situatë, në të cilën nuk ka pasur zgjidhje”.

"Kthimi i përfaqësuesve të serbëve në “institucionet e përkohshme të vet-qeverisjes në Kosovë’ ka pasur kuptim vetëm në rastin kur pala shqiptare në koalicionin qeverisës, do ta ndryshonte raportin ndaj serbëve dhe të drejtave të tyre.

“Prandaj, kushdo që e ndërpret këtë protestë të imponuar politike të serbëve të Kosovës, pa mëdyshje është fajtor për shitjen e interesave kombëtare të serbëve".

"Ata që kanë vendosur për një veprim të tillë, le ta pyesin veten se si do t’i shohin në sy bashkëkombësit e tyre, minatorët në Trepçë dhe anëtarët e familjeve të tyre”, thotë Gjuriq në komunikatë.

XS
SM
MD
LG