Ndërlidhjet

Sonte mund të përfundojë evakuimi nga Alepo lindore 


Ilustrim
Ilustrim

Evakuimi i civilëve të mbetur dhe luftëtarëve rebelë nga Alepo lindore do të përfundojë gjatë orëve në vijim, ka thënë zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Ingy Sedky ka thënë se disa mijëra njerëz kanë mbetur për tu evakuar më 22 dhjetor, me disa dhjetëra autobusë dhe automjete më të vogla.

“Nëse shkon pa problem, evakuimi mund të përfundojë sonte”, ka thënë Sedky.

Ajo ka shtuar se autobusët gjithashtu do të evakuojnë njerëzit nga fshatrat e rrethuara prej qeverisë, Foah dhe Kefraya në krahinën veriperëndimore të Idlibit.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, rreth 30 mijë njerëz janë larguar nga Alepo lindore prej javës së kaluar.

Evakuimi është duke u kryer në bazë të një armëpushimi që është arritur në mes të Rusisë dhe Turqisë pasi forcat e presidentit sirian, Bashar al Assad, dhe aleatët e tij kanë marrë pjesë të mëdha të Alepos lindore nga rebelët. Ofensiva është kritikuar nga OKB, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG