Ndërlidhjet

Vdiq nipi i Stalinit, inxhinier i programit të hapësirës sovjetike


Portreti i liderit sovjetik, Josef Stalin

Mediat ruse raportojnë se nipi i diktatorit sovjetik, Josef Stalin, ka vdekur në Moskë në moshën 80 vjeçare.

Raportet citojnë zyrtarët e shërbimit të emergjencës së Moskës duke thënë se Yevgeny Dzhugashvili është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Moskë, më 22 dhjetor. Ai është shpallur i vdekur pasi është dërguar në spital.

Babai i Yevgeny Dzhugashvili ka qenë djali më i vjetër i Stalinit, Yakov Dzhugashvili.

Si inxhinier profesional ushtarak, ai ka marrë pjesë në programet e hapësirës së BRSS-së, përfshirë edhe fluturimin e parë në hapësirë të Juri Gagarinit, më 1961.

Në vitin 1980, Yevgeny Dzhugashvili ka dhënë mësim në disa shkolla ushtarake. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, ai ka pasur dy shtetësi, atë ruse dhe atë të Gjeorgjisë.

Yevgeny Dzhugashvili ka vazhduar të mbrojë ideologjinë komuniste edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ndërsa disa herë ka paditur mediat “për të mbrojtur dinjitetin e Stalinit”.

Ai e ka botuar edhe një libër në vitin 2015, më titullin: “Gjyshi im, Stalin. Ai është i Shenjtë”, ndërsa në një film rus e ka luajtur rolin e Stalinit.

Babai i tij, Yakov Dzhugashvili, ka vdekur në kampin nazist të koncentrimit, në Sachsenhausen të Berlinit në muajin prill, 1943, pasi trupat naziste e kanë kapur atë dy vjet më parë gjatë betejës në afërsi të Smolenskut.

XS
SM
MD
LG