Ndërlidhjet

Rusi: Një femër dënohet për shkak të përpjekjeve për bashkim me IS-in


Aleksandra Ivanova gjatë seancës së sotme gjyqësore në Moskë

Një gjykatë ruse ka gjetur se ish-studentja, Aleksandra Ivanova, është fajtore për përpjekje për tu bashkuar me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe është dënuar me 4,5 vjet burg.

Gjykata rajonale ushtarake e Moskës sot e dënoi këtë femër të re, e cila është e njohur edhe me emrin e saj të mëparshëm, Varvara Karaulova.

Autoritetet thonë se Ivanova, tash 20 vjeçare, ishte arrestuar në Turqi, në qershor të vitit 2015, derisa përpiqej të kalonte në Siri.

Avokatët e saj thanë se ajo kurrë nuk kishte planifikuar t’i bashkohej Shtetit Islamik dhe se ishte manipuluar nga një person rekrutues i IS-it.

Rasti i Ivanovës ka tërhequr vëmendje, pjesërisht edhe për shkak të faktit se ajo ishte studente e Universitetit Shtetëror në Moskë, që është institucion prestigjioz, dhe e ka prejardhjen nga një familje jomyslimane.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, është i ndaluar në Rusi, ku është shpallur organizatë terroriste.

Një numër i rëndësishëm i pjesëtarëve të minoriteteve myslimane të Rusisë besohet se kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar në radhët e grupeve militante, përfshirë Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG