Ndërlidhjet

Australi: Arrestohen 5 të dyshuar për planifikim të sulmeve


Policia e Australisë gjatë një arrestimi të mëparshëm të një personi të dyshuar
Policia e Australisë gjatë një arrestimi të mëparshëm të një personi të dyshuar

Policia e Australisë thotë se i ka arrestuar pesë vetë, të dyshuar se kishin planifikuar një varg të sulmeve me bomba në Ditën e Krishtlindjeve.

Të dyshuarit ishin inspiruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe kishin planifikuar sulme në stacionin e trenit në Melburn dhe në një katedrale, ka thënë zyrtari i lartë policor, Graham Ashton.

Pesë personat e arrestuar, të moshës ndërmjet 21 dhe 26 vjeçare, nuk janë identifikuar, por policia thotë se katër prej tyre ishin të lidnur në Australi, ndërsa i pesti ishte i lindur në Egjipt dhe kishte shtetësi të dyfishtë egjiptiane dhe australiane.

XS
SM
MD
LG