Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ajrore të Turqisë


Pamje e një pjese të qytetit al-Bab të shkatërruar nga lufta

Së paku 88 civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar sot Observatori sirian për të drejtat e njeriout me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ky observator mëtutje tha se sulmet ajrore në qytetin sirian, al-Bab, kanë filluar dje herët në mëngjes dhe kanë vazhduar edhe sot. Ky grup tha se në mesin e të vrarëve janë së paku 21 fëmijë.

Al-Bab, që ndodhet afër kufirit të Turqisë, është nën kontrollin e grupit esktremist, Shteti Islamik.

Këto sulme ajrore u bënë derisa Shteti Islamik e ka transmetuar një video që i paraqet dy ushtarë të zënë turq gjatë ekzekutimit të tyre me djegie.

Ankaraja ka shprehur përkushtim për tu përgjigjur ndaj vrasjes së 16 ushtarëve të tjerë në luftën kundër grupit, Shteti Islamik.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se sulmet ajrore ishin sulmet më vdekjeprurëse nga ana e forcave turke prej muajit gusht, kur Ankaraja i dërgoi trupat tokësore për t’i mbështetur forcat opozitare siriane, gjatë përpjekjeve të tyre për pastrimin e territorit kufitar nga militantët e Shtetit Islamik dhe për ta ndalur zgjerimin territorial të kurdëve sirianë.

XS
SM
MD
LG