Ndërlidhjet

Putin e kritikoi administratën Obama dhe demokratët amerikanë


Vladimir Putin gjatë konferencës së sotme me gazetarë në Moskë
Vladimir Putin gjatë konferencës së sotme me gazetarë në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Partia Demokratike e Shteteve të Bashkuara, duhet të mësoj të pësoj disfatë në mënyrë të ndershme, duke e akuzuar atë se i fajëson të tjerët për disfatën e Hillary Clintonit në zgjedhjet presidenciale.

Mëtutje, gjatë konferencës së sotme vjetore me gazetarët në Moskë, zoti Putin tha se ai dëshiron marrëdhënie praktike dhe konstruktive si me administratën e presidenntit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po ashtu edhe me demokratët e Shteteve të Bashkuara.

“Partia Demokratike i fajëson të tjerët për dështimet e veta”, tha Putin, dhe ka shtuar se “administrata aktuale e Shteteve të Bashkuara e ka ndarë vendin”.

Komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara në muajin tetor tha se ka konkluduar se hakerët rusë të drejtuar nga qeveria e Rusisë, kanë ndërhyrë në serverët dhe emailat e Partisë Demokratike, ndërsa agjencia CIA kishte konkluduar se ndërhyrja ishte bërë me qëllim që të ndihmohet Donald Trumpi për të fituar kundër Hillary Clintonit.

Vladimir Putin ka vlerësuar se administrata e presidentit, Barack Obama, e ka humbur kontaktin me amerikanët e zakonshëm dhe shumë shtetas të Shteteve të Bashkuara i ndajnë pikëpamjet e tij për kërcënimet me të cilat ballafaqohet bota.

XS
SM
MD
LG