Ndërlidhjet

Rrëmbyesit e aeroplanit libias u kërcënuan me eksploziv


Forcat e sigurisë së Maltës në afërsi të aeroplanit të rrëmbyer të kompanisë ajrore të Libisë

Rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili ishte dërguar në Maltë, janë kërcënuar me eksploziv, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, kanë thënë autoritetet në Maltë.

Televizioni shtetëror i Maltës ka raportuar sot se dy rrëmbyes, që aeroplanin e kompanisë shtetërore libiase, Afriqiyah Airways, me 118 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, e kanë detyruar të ateroj në Maltë, kanë pretenduar se kanë granata dore në aeroplan.

Zyrtarë të qeverisë së Maltës thonë se një rrëmbyes tha se do t’i liroj 111 udhëtarët, por jo 7 anëtarët e ekuipazhit, nëse plotësohen kërkesat e tij, që ende janë të panjohura.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha se shërbimet e sigurisë po i “koordinojnë operacionet”, ndërsa forcat e sigurisë e kanë rrethuar aeroplanin e tipit Airbus A320, që gjendet në pistën e aeroportit në La Valetë, kryeqytet i Maltës.

Të gjitha fluturimet në dhe nga Malta janë anuluar.

Aeroplani është ngritur nga qyteti Sabha në Libi dhe është dashur të fluturoj për në kryeqytetin Tripoli, por atëherë është detyruar të ateroj në Maltë.

XS
SM
MD
LG