Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Thaçi: Do të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë atë të Demarkacionit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se “Kosova do të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare”, përfshirë atë të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një fjalim vjetor në Kuvendin e Kosovës, Thaci, e cilësoi Marrëveshjen për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi si “të drejtë”.

“Është sipas Kushtetutës dhe interesave të vendit tonë, e cila do të çonte tutje konsolidimin e integritetit shtetëror”, “i kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës, të cilët ende nuk mund të udhëtojnë të lirë në Bashkimin Evropian”.

“Reagimi kundër ishte agjendë e interesit të ngushtë politik dhe injorancës profesionale, e në asnjë rrethanë kauzë kombëtare apo ngadhënjim i argumenteve”, tha presidenti, duke iu referuar kundërshtimeve të partive politike në opozitë, që prej më shumë se një viti ndaj Marrëveshjes për Demarkacion të nënshkruar në Vjenë më 2015 në praninë e Ministrit të jashtëm të Austrisë.

Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij të parë vjetor në Kuvend, që prej marrjes së detyrës në prill të këtij viti, tha se Kosova është “një dhe e pandashme” dhe përjashtoi mundësinë e ndërtimit të siç tha barrikadave dhe mureve” në cilëndo pjesë të vendit”.

“Muri nuk do të qëndroj aty e askund tjetër. Muri nuk do të shkurtohet e as zvogëlohet për disa centimetra, por do të hiqet nga baza. Nuk do të ekzistojë fare”, tha Thaçi, duke folur për një mur të ndërtuar në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, që ka ngjallur një varg reagimesh.

Duke folur për sundimin e ligjit dhe rendit, presidenti Thaçi tha se duhet forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksoi se “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Më pastaj foli për krijimin e Gjykatës Speciale, që do të trajtojë çështjet e krimeve të luftës në Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të ish-UÇK-së.

"Gjykata Speciale nuk është produkt i vendimeve politike të gabuara nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantzh për të vërtetën për Kosovën. Presioni ndërkombëtar për themelimin e saj ka ardhur si rezultat kryekëput i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve. Unë besoj në Zot dhe vlera morale, ndërgjegje, drejtësi e pajtim, duke mos e akuzuar apo ofenduar askënd për asgjë. Por, duke i ftuar të gjithë për drejtësi, solidaritet dhe pajtim ndëretnik”, tha presidenti.

Ai ka folur edhe për funksionimin e ligjit dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

Kurse, sa i përket procesit të reformës elektorale, ai tha se mbetet në vullnetin e deputetëve që propozimet të shndërrohen në vendime, në mënyrë që të respektohet vota e qytetarit.

XS
SM
MD
LG