Ndërlidhjet

Muscat: Dorëzohen dhe paraburgosen rrëmbyesit e "Afriqiyah Airways"


Pamje derisa një grup i udhëtarëve lirohet nga aeroplani i rrëmbyer
Pamje derisa një grup i udhëtarëve lirohet nga aeroplani i rrëmbyer

Janë dorëzuar rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili ishte dërguar dhunshëm në Maltë, ka shkruar në Twitter kryeministri i Maltes, Joseph Muscat.

Rrëmbyesit janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim, ka shkruar Muscat në profilin e tij në Twitter.

Rrëmbyesit pas aterrimit të aeroplanit të kompanisë Afriqiyah Airways në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.

Ende nuk janë bërë të ditura kërkesat që kanë pasur rrëmbyesit.

Të gjitha fluturimet në dhe nga Malta janë anuluar.

XS
SM
MD
LG