Ndërlidhjet

Maltë: Armët e rrëmbyesve të aeroplanit ishin false 


Aeroplani i "Afriqiyah Airways" që morr peng - 23 dhjetor, Maltë

Pak para orës 16, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka njoftuar në Twitter se “rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili është dërguar dhunshëm në Maltë “janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim”.

Rrëmbyesit, pak pas aterrimit të aeroplanit të kompanisë Afriqiyah Airways në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv dhe armë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.

Krejt në fund është kuptuar se armët që kanë thënë se kanë me veti, kanë rezultar false.

Rëmbyesit raportohet të jenë përkrahës të ish liderit të Libisë, Muamer Gadafi, mirëpo ende nuk dihet cilat janë arsyet e rrëmbimit të aeroplanit.

XS
SM
MD
LG