Ndërlidhjet

Tunis: Familja e kërkon trupin e të dyshuarit të sulmit në Berlin 


Autori i dyshuar i sulmit në Berlin, Anis Amri shihet në këtë video propaganduese grupit, Shteti Islamik
Autori i dyshuar i sulmit në Berlin, Anis Amri shihet në këtë video propaganduese grupit, Shteti Islamik

Familja e personit që dyshohet se e kreu sulmin në Berlin më 19 dhjetor, ka kërkuar që trupi i tij të dërgohet në Tunizi, prej nga e ka prejardhjen i dyshuari, Anis Amri.

Lajmi që raportohet nga Associated Press mbështetet në një burim anonim, i pranishëm në zyrën e administratës lokale të Tunisit, ku është dorëzuar kërkesa.

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, i konsideruar terrorist, ka marrë jetën e 12 personave, ndërsa ka lënduar 49 të tjerë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Tunizisë, Bouraoui Limam ka thënë se ai pret që trupi i pajetë i Anis Amrit të kthehet në vendin e tij të lindjes, porse kjo do të marrë kohë pasi fillimisht do të kryhen ekzaminime nga hetuesit italianë, gjermanë dhe ata të Tunizisë.

Amri, 24 vjeçar, dyshohet se i ka dhënë kamionit të hënën drejt turmës së njerëzve që festonin në Berlin.

Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, gjatë një përleshjeje të armatosur me policinë.

XS
SM
MD
LG