Ndërlidhjet

Ukrainë: Fillon armëpushimi i “papërcaktuar” në pjesën lindore


Pamje nga qyteti Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje nga qyteti Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Një armëpushim “i papërcaktuar” nga aspekti i zgjatjes, për të cilin aktualisht ishin zhvilluar negociata ndërmjet qeverisë së Ukrainës dhe seperatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, do të filloj sonte në mesnatë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se marrëveshja e arritur më 21 dhjetor ishte shenjë se ky vend i përfshirë në luftë, është në rrugën për paqe të vazhdueshme, pasi nëntë armëpushimet e arritura më parë nuk qëndruan.

“Pres që duke iu falënderuar këtyre masave, që vijnë para Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ky armëpushim në pjesën lindore të Ukrainës, do të jetë i qëndrueshëm”, tha Poroshenko.

Krishtlindjet Ortodokse shënohen më 7 janar.

Personat që vetveten e përshkruajnë si liderë të seperatistëve, po ashtu, thanë se armëpushimi është shenjë e shpresës pas shtimit të fundit të dhunës në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG