Ndërlidhjet

Ka vdekur stjuardesa Vulloviq, e cila e mbijetoi eksplodimin e aeroplanit


Ilustrim
Ilustrim

Vesna Vuloviq, stjuardesë nga Serbia, e cila e pat mbijetuar rënien prej 10 metrash lartësi, pasi aeroplani ku ajo shërbente ekspodoi në ajër në vitin 1972, ka vdekur në moshën 66 vjeçare.

Ajo është gjetur e vdekur në banesën e saj në Beograd nga miqtë e saj, ka raportuar sot Televizioni shtetëror i Serbisë.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.

Vesna Vulloviq ka rënë nga lartësia prej 10 mijë metrash në malet me borë në territorin e ish-Çekosllovakisë. Ajo pat pësuar lëndime të rënda, përfshirë pëlcitjen e kafkës dhe thyerjen e dy këmbëve.

Të 27 njerëzit në këtë aeroplan patën humbur jetën.

Vesna Vulloviq ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinnessit për “rënien nga lartësia më e lartë dhe mbijetesa pa parashutë”.

Disa vite më vonë, ajo tha se përkundër rënies nga aeroplani i shkatërruar ajo vazhdon “të ketë gëzim ga ushëtimi dhe nuk ka frikë nga fluturimi”.

Ka pasur dyshime se në pjesën transportuese të këtij aeroplani ishte vendosur një pajisje eksploduese gjatë ndaljes në Danimarkë, por kurrë nuk ka pasur të arrestuar për këtë rast.

XS
SM
MD
LG