Ndërlidhjet

Tunizi: Janë arrestuar tre vetë “të ndërlidhur” me sulmuesin në Berlin


Hamida Amri me fotografinë e të vëllati të saj Anis Amri që është i dyshuar për sulmin në Berlin

Autoritetet e Tunizisë thonë se i kanë arrestuar tre persona, përfshirë një nip të sulumesit të dyshuar me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, Anis Amri, që janë anëtarë të rrjetit të njejtë ektremist.

Të tre të dyshuarit ishin pjesëtarë të “celulës terroriste të lidhur me terroristin Anis Amri, i cili kreu sulm terrorist në Berlin”, ka thënë sot Ministria e brendshme e Tunizisë.

Anis Amri, 24 vjeçar, është i dyshuar se ka sulmuar me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, më 19 dhjetor, duke i vrarë 12 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Policia tha se gjurmët e gishtërinjëve të tij dhe kuleta e tij janë gjetur në kamion.

Amri dje është vrarë nga policia italiane, gjatë një kontrolli rutinor në një lagje të Milanos, pasi ai kishte hapur zjarr i pari.

XS
SM
MD
LG