Ndërlidhjet

Gjermani: U liruan dy vëllezërit kosovarë të dyshuar për planifikim të sulmit


Pamje nga Berlini

Policia e Gjermanisë tha sot se i ka liruar dy vëllezër të lindur në Kosovë, që ishin të dyshuar për përgatitje të sulmit në njëren prej qendrave më të mdha tregtare në këtë vend, për shkak të mungesës së provave.

Të dy personat, të moshës 28 dhe 31 vjeçare, me origjinë nga Kosova, janë arrestuar dje, derisa Gjermania ishte në gjendje të lartë alarmi pas sulmit xhihadist në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin më herët këtë javë, raporton agjencia AFP.

Policia në qytetin perëndimor gjerman, Esen, në kumtesën e saj tha se “përkundër hetimeve të kujdeshsme” akuzat kundër dy vëllezërve nuk janë të qëndrueshme.

Policia kishte vepruar sipas një informacioni nga shërbimet e inteligjencës, që pretendonin se këta dy persona po planifikonion sulm në qendrën tregtare Centro, në qytetin gjerman, Oberhausen.

“Pasi u përcaktua sot se nuk ekzistojnë të gjetura të rëndësishme penale kundër dy personave dhe se nuk ka rrezik konkret, ata janë liruar nga arresti policor, sot pasdite”, thuhet në kumtesën e policisë.

Arrestimi i këtyre dy vëllezërve ishte lajm kryesor në gjithë botën, pasi ndodhi vetëm katër ditë pas vrasjes së 12 vetëve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve nga sulmi me kamion kundër Tregut të Krishtlindjeve në Berlin.

I dyshuari kryesor për këtë sulm, tuniziani, Anis Amri, është vrarë dje në të shtënat me policinë në Itali.

XS
SM
MD
LG