Ndërlidhjet

Papa: Krishtlindjet e mbajtura “peng” nga materializmi – të lirohen


Papa Françesk
Papa Françesk

Papa Françesk tha se Kërshëndellat janë “marrë peng” nga materializmi, që e vendos Zotin në hije dhe i verbëron shumë njerëz lidhur me nevojat për urinë, migrantët dhe rraskapitjen nga lufta.

Mëtutje, në meshën e mbajtur mbrëmë vonë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesk tha se bota shpeshherë është e preokupuar me dhurata, gosti dhe egoizëm, prandaj i duhet më tepër modesti.

“Kjo natyrë materialiste i ka marrë Krishtlindjet peng. Duhet të lirohet”, tha Papa.

Në këtë meshë, morën pjesë afro 10 mijë besimtarë katolikë brenda bazilikës, ndërsa mijëra të tjerë e ndoqën atë jashtë saj në ekranet e mëdha televizive.

Vlerësohet se në botë janë 1.2 miliardë besimtarë katolikë.

Sot në Ditën e Kërshëndellave, Papa Françesk e mbanë bekimin dhe mesazhin tradicional, Urbi et Orbi (Për qytetin dhe botën), nga tarraca e Bazilikës së Shën Pjetrit.

XS
SM
MD
LG