Ndërlidhjet

Vazhdon kërkimi për aeroplanin e rrëzuar ushtarak të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Operacionet e kërkim-shpëtimit për aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar në Detin e Zi, po vazhdojnë.

Me këtë aeroplan udhëtonin 92 pjesëtarë të spikatur të forcave të armatosura dhe një ansambël kulturor, për një koncert të Vitit të Ri në Siri.

Aeroplani është ngritur sot në mëngjes nga qyteti jugor rus, Soçi, dhe parashihej të arrinte në bazën ajrore ruse afër qytetit sirian, Latakia.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “ka urdhëruar kryeministrin, Dmitry Medvedev, që ta formoj një komision shtetëror për hetimin e përplasjes së aeroplanit Tu-154 në Soçi”, tha presidenca e Rusisë nëpërmjet një kumtese të sotme.

Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nëse ndonjëri prej udhëtarëve në aeroplan ka shpëtuar.

Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar në burim të paemëruar të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, që ka thënë se personat në aeroplan, pothuajse nuk kishin kurrfarë gjasësh për të shpëtuar dhe se nuk është gjetur asnjë pajisje shpëtimi nga aeroplani.

XS
SM
MD
LG