Ndërlidhjet

Myftiu Tërnava uron besimtarët katolikë për Krishtlindje


Myftiu i Kosovës Naim Tërnava

Me rastin e Kërshëndellave, që festohen sot, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit.

“Me rastin e festës së Kërshëndellave, me respekt ju uroj e përgëzoj Juve, të gjithë meshtarët tuaj, si dhe besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndellat në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë”, thuhet në telegramin e zotit Tërnava.

Mëtutje, ai ka shkruar, se festat fetare te ne gjithherë kanë kultivuar vlera e virtyte humane, hyjnore e sociokulturore, të cilat na kanë bashkuar e fisnikëruar dhe kanë kultivuar, promovuar e reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë.

XS
SM
MD
LG