Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – dy civilë të vrarë


Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Afganistan
Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Afganistan

Së paku dy civilë afganë janë vrarë nga eksplodimi i një bombe në pjesën lindore të këtij vendi, sot herët në mëngjes, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Incidenti ndodhi afër një tempulli në vendin Mihterlam, ka thënë Sarhadi Zwak, zëdhënësi i guvernatorit të provincës Laghman.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë eksplodim, por militantët talibanë në mënyrë rutinore i përdorin shpërthimet e këtilla për t’i sulmuar forcat e sigurisë së Afganistanit dhe zyrtarët qeveritarë, me ç’rast civilët shpeshherë pësojnë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan i ka dokumentuar 8,397 viktima të civilëve të ndërlidhura me konfliktin në këtë vend, prej 1 janarit e deri më 30 shtator të këtij viti.

Në këtë shifër përfshihen 2,562 vdekje, që është një rënie e ulët në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Misioni i Kombeve të Bashkuara tha se sulmet e militantëve ishin përgjegjëse për më se 60% të viktimave civile në konfliktin në Afganistan.

XS
SM
MD
LG