Ndërlidhjet

Trump: Fondacioni do të shpërbëhet për evitimin e “konfliktit të interesit”


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se do ta shpërbëj fondacionin e tij humanitar, i cili është nën kontroll të autoriteteve juridike, me qëllim që të evitohet “konflikti i mundshëm i interesit”.

Kjo dekaratë e zotit Trump u bë dje, derisa Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Nju Jorkut po zhvillon hetime për raportet në media se Fondacioni Donald J. Trump, ka shpenzuar para ilegalisht në fushatën presidenciale të Trumpit.

Trump tha se fondacioni ka operuar “esecialisht pa çmim për dekada, ndërsa 100% e parave kanë shkuar për bamirësi”.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Nju Jorkut tha se Fondacioni Trump “nuk mund të shpërbëhet juridikisht” derisa hetimet të përfundojnë”.

XS
SM
MD
LG