Ndërlidhjet

Vdiq këngëtari George Michael


George Michael
George Michael

Këngëtari George Michael ka vdekur në moshën 53-vjeçare, bëri të ditur publicisti i tij.

“Me pikëllim të madh konfirmojmë se biri ynë i dashur, vëllai dhe miku George ka vdekur paqësisht në shtëpinë e tij, në kohën e Krishtlindjeve”, tha publicisti përmes një deklarate.

Policia tha se nuk ka rrethana të dyshimta të vdekjes.

Ylli anglez ka shitur mbi 100 milionë albume gjatë karrierës së tij prej gati katër dekadash.

Në vitin 2011, Michael ka shtyrë disa koncerte pasi është trajtuar nga pneumonia.

XS
SM
MD
LG