Ndërlidhjet

Pakistan: Ministri i mbrojtjes duket se i kërcënohet Izraelit me atom


Khawaja Asif
Khawaja Asif

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, duket se i është kërcënuar Izraelit me “hakmarrje atomike”, qartas duke u përgjigjur ndaj një tregimi në një faqe në Internet, që është e njohur për publikimin e lajmeve të rrejshme.

Ministria e mbrojtjes e Izraelit e ka qartësuar deklaratën në AWD News, që i atribuohet ish-ministrit të mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon, duke theksuar se “ajo nuk është thënë kurrë”.

Në raportin e AWD News pretendohej se citohej zoti Yaalon duke thënë se nëse Pakistani dërgon forca tokësore në Siri “ne do ta shkatërrojmë këtë vend me sulm bërthamor”.

“Ministri i mbrojtjes i Izraelit kërcënohet me hakmarrje atomike, duke e supozuar rolin e Pakistanit në Siri kundër Shtetit Islamik”, ka shkruar ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, mbrëmë në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “Izraeli harron se Pakistani është shtet atomik, po ashtu”.

Në reagim ndaj kësaj deklarate, Ministria e mbrojtjes e Izraelit në rrjetin Twitter ka shkruar mbrëmë se raporti ishte “krejtësisht i rrejshëm”.

AWD News është identifikuar si faqe e rrejshme e lajmeve në Internet, nga ana e organizatave që i kontrollojnë faktet.

XS
SM
MD
LG