Ndërlidhjet

Rusia dhe Irani kanë biseduar për krizën në Siri


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet Vladimir Putinit (djathtas) dhe Hassan Rohanit

Presidentët e Rusisë dhe Iranit janë pajtuar për të vazhduar të punojnë së bashku “në çështjet e ndërlidhura në ndihmën për gjetje të zgjidhjes për krizën politike në Siri”, ka njoftuar presidenca e Rusisë nëpërmjet një kumtese.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Iranit, Hassan Rohani, biseduan me telefon në fundjavë, duke e përshkruar rimarrjen e kontrollit nga qeveria e Sirisë në qytetin Alepo, si “kthesë të madhe” në këtë konflikt.

Të dy zyrtarët e lartë janë pajtuar për ta mbështetur idenë që në kryeqytetin Astana të Kazakistanit të mbahen bisedimet për arritjen e paqes në Siri, me qëllim “të arritjes së marrëveshjeve të formuluara në mënyrë precize”.

XS
SM
MD
LG