Ndërlidhjet

Dodik thotë se nuk ka paguar për të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit


Millorad Dodik

Lideri i Republikës serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik, i ka hedhur poshtë pretendimet se i ka paguar 10 mijë dollarë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe se ftesën e ka marrë prej miqve të tij që ishin në shtabin zgjedhor të Trumpit.

“Kam marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e dhënies së betimit të presidentit të ri amerikan, ndërsa akreditimet më presin në Uashington”, tha Dodik për të përditshmen Veçernje Novosti, dhe ka shtuar se “nëse administrata në largim në Uashington nuk më pengon në marrjen e vizës, do të jem në inaugurim”.

“Asgjë nuk kam paguar”, tha Millorad Dodik dhe ka precizuar se thirrjen “e ka marrë në fillim të dhjetorit, por nuk ka pasur dëshirë ta plasoj në media”.

Sipas tij, tash është i detyruar “ta thotë të vërtetën”.

XS
SM
MD
LG