Ndërlidhjet

Ofensiva në Mosul vazhdon brenda pak ditësh


Forcat irakiane në pjesën lindore të Mosulit, Irak
Forcat irakiane në pjesën lindore të Mosulit, Irak

Forcat irakiane do e vazhdojnë ofensivën kundër grupit militant, Shteti Islamik në Mosul gjatë ditëve të ardhshme, raporton Reuters duke u mbështetur në deklarimin e Lejtnant Kolonel, Stuart James, komandant i një batalioni luftarak të ushtrisë amerikane.

Faza e re e operacionit ushtarak që po zgjat që dy muaj nënkupton afrimin e trupave amerikane edhe më me vijën e frontit në Mosul.

Beteja për këtë qytet irakian përfshinë 100 mijë trupa ushtarake të Irakut, pjesëtarë të forcave kurde të sigurisë, paramilitarë shiit, ndërsa operacioni konsiderohet më i madhi në këtë vend prej okupimit amerikan të vitit 2003.

Njësitë elite të ushtrisë irakiane e kanë rimarrë çerekun e Mosulit nën kontroll nga xhihadistët, zona e fundit e kontrolluar nga IS-i, por avansimi irakian ka qenë i ngadalshëm dhe me jo pak pasoja për ushtrinë.

XS
SM
MD
LG