Ndërlidhjet

Papa lutet për viktimat e rrëzimit të aeroplanit rus


Papa Françesku

Papa Françesku është lutur të hënën për viktimat e rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus në Detin e Zi.

Të 92 njerëzit në bord kanë vdekur në tragjedinë e së dielës.

Në mesin e viktimave janë 64 anëtarë të Ansamblit Aleksandrov – orkestër e ushtrisë ruse.

Papa ka thënë se shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe gjithë popullin rus.

“Në vitin 2004, kori (Aleksandrov) ka performuar në Vatikan, me rastin e 26-vjetorit të papatit të Gjon Palit II. Të lutemi për të”, ka thënë Papa Françesku.

Kërkimet për trupat e viktimave janë duke vazhduar.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG