Ndërlidhjet

Kryeministri i Japonisë qëndron sot në Pearl Harbor


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vizitoi disa memoriale në Havai, përpara se të qëndrojë në Pearl Harbor, bazën amerikane të sulmuar nga Japonia më 1941.

Abe do të shoqërohet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Do të jetë kjo vizita e parë e liderëve të të dyja vendeve në Pearl Harbor, prejse ka ndodhur sulmi.

Abe do të lutet për të vdekurit, por nuk do të kërkojë falje, kanë thënë ndihmësit e tij.

Sulmi i Japonisë në Pearl Harbor ka vrarë 2,300 shërbyes amerikanë dhe ka shtyrë SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG