Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për viktimat nga rrëzimi i avionit rus


Kërkimet në Detin e Zi
Kërkimet në Detin e Zi

Në Detin e Zi po vazhdojnë kërkime masive për viktimat e rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus, me 92 veta në bord.

Rreth 3,000 njerëz, përfshirë 200 zhytës, anije, avionë dhe helikopterë, janë të përfshirë në operacionin pranë qytetit Soçi.

Deri më tash, janë gjetur vetëm 11 trupa nga tragjedia e së dielës.

Aeroplani me ushtarë, muzikantë të ushtrisë dhe gazetarë në bord, ka qenë duke udhëtuar për në Siri. Fluturimi është nisur nga Moska.

Autoritetet e kanë përjashtuar terrorizmin si shkak për fatkeqësinë.

XS
SM
MD
LG