Ndërlidhjet

Putin: Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte fatkeqësi


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vadimir Putin, ka takuar të hënën liderët e disa ish-republikave sovjetike në Shën Petersburg.

Takimi është zhvilluar në 25-vjetorin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një intervistë televizive se Putin beson se kolapsimi i Bashkimit Sovjetik më 1991 ka qenë një fatkeqësi.

Derisa shpërbërja nuk mund të zhbëhet, Putin beson se “është i nevojshëm një integrim i ri në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Peskov.

Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Taxhikistani dhe Kirgizia, si anëtarë të Unionit Ekonomik Euroaziatik, kanë ndjekur samitin në Shën Petersburg.

XS
SM
MD
LG