Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga konsumimi i alkoolit toksik në Pakistan


Pakistan - foto arkivi

Së paku 30 njerëz kanë vdekur në lindje të Pakistanit, pasi kanë konsumuar alkool toksik gjatë Festës së Krishtlindjeve.

Atif Imran Qureshi, zyrtar i policisë, tha se dhjetëra njerëz po ashtu janë hospitalizuar në qytetin Toba Tek Sing të provincës Punxhab.

Edhe pse alkooli është i ndaluar në Pakistanin me shumicë myslimane, jomyslimanët lejohen ta blejnë atë në dyqane të licencuara.

Por, shumë të krishterë të varfër nuk mund t’i përballojnë çmimet e alkoolit legal dhe blejnë versione të lira të tij, të bëra në shtëpi, që çdo vit shkaktojnë viktima.

Megjithatë, incidentet fatale me alkool nuk prekin vetëm komunitetin e krishterë.

Në mars, së paku 40 veta, kryesisht hindusë, kanë vdekur pas konsumimit të alkoolit toksik para festivalit Holi.

XS
SM
MD
LG