Ndërlidhjet

Vulin: Nu ka ka dëbime të dhunshme të migrantëve nga Serbia


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin

Ministri për çështje sociale dhe të punësimit në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Serbia nuk i dëbon me dhunë migrantët ilegalë.

Në pyetjen e gazetarëve për t’i komentuar të dhënat e UNHCR-së se disa shtete në Ballkan në mënyrë ilegale i dëbojnë migrantët, Vulin është përgjigjur duke thënë se Serbia askend prej migrantëve nuk e kthen me dhunë në vendet e tyre, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Secili që ka hyrë në procedurën e azilit, ka të drejtë të mbetet deri në përfundim të saj”, tha Vulin në konferencën për gazetarë në Beograd.

Zëdhënësja e UNHCR-së në Serbi, Mirjana Milenkovska, tha për AFP-në se “afro 1,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, janë dëbuar vetëm në nëntor”.

XS
SM
MD
LG