Ndërlidhjet

Podgoricë: Fletarrestet për rusët dhe serbët e dyshuar në bazën e Interpolit


Pamje e pjesëtarëve të policisë së Malit të Zi
Pamje e pjesëtarëve të policisë së Malit të Zi

Prokuroria shtetërore e Malit të Zi ka konfirmuar sot se ka paraqitur fletarreste ndërkombëtare për dy rusë dhe tre shtetas të Serbisë, të dyshuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

“Për paraqitjen e fletarrestit për shtetasit serbë janë njoftuar organet përkatëse shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilave Prokuroria speciale shtetërore u ka dërguar dokumentacion shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Malit të Zi.

Më herët mediat kanë raportuar se në fillim të dhjetorit janë paraqitur fletarrestet për shtetasit serbë: Nemanja Ristiq, Millosh Jovanoviq dhe Predrag Bogiçeviq, dhe për shtetasit e Rusisë: Eduard Sirkov dhe Vladimir Popov, të dyshuar se kanë organizuar përpkjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, më 16 tetor, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Prokuroria e Malit të Zi ka reaguar, pasi ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, u ka thënë gazetarëve se nuk e di nëse Ristiq është në listën e të kërkuarve në Intepol, por ka theksuar se “secili qytetar është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet e kundërta”.

Nemanja Ristiq më 13 dhjetor ishte fotografuar me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së tij në Beograd, megjithqë kundër Ristiqit është paraqitur fletarresti.

Dy shtetas të Rusisë dhe 18 shtetas të Serbisë janë të akuzuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Sipas planit, parashihej depërtim i dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi dhe arrestimi dhe likuidimi i kryeministrit të atëhershëm, Millo Gjukanoviq.

XS
SM
MD
LG