Ndërlidhjet

Siri: Është vrarë një komandant i lartë i IS-it


Pjesëtarë të Forcave demokratike të Sirisë
Pjesëtarë të Forcave demokratike të Sirisë

Njëri prej komandantëve të lartë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), me gjasë është vrarë gjatë një beteje për pendën strategjike në pjesën veriore të Sirisë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ky komandant i njohur me emrin, Abu Jandal al-Kuwaiti, është vrarë derisa luftëtarët e IS-it janë përpjekur t’i dëbonin Forcat demokratike të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, nga fshati Jabar, që e kishin marrë nga IS-i më 26 dhjetor, ka njoftuar ky observator.

Ushtria e Sirisë, po ashtu, tha dje se Abu Jandal ishte vrarë gjatë luftimeve në Tabqa afër pendës.

Mbështetësit e Shtetit Islamik në mediat sociale kanë konfirmuar se ai është vrarë.

XS
SM
MD
LG