Ndërlidhjet

SHBA: Ka vdekur aktorja e njohur Carrie Fisher


Aktorja Carrie Fisher në Londër më 16 dhjetor të këtij viti

Aktorja amerikane, Carrie Fisher, e njohur për rolin e saj të princezës Leia në filmat e serisë, Star Wars, ka vdekur në spital në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Ajo pësoi sulm masiv në zemër gjatë një fluturimi transatlantik më 23 dhjetor.

Ajo është dërguar në një spital pasi aeroplani kishte ateruar në Los-Anxhelos.

Familja e saj tha se ajo ka vdekur dje.

Njoftimin për vdekjen e aktores, Carrie Fisher, e ka bërë zëdhënësi i familjes, Simon Halls, nëpërmjet një kumtese.

“Ajo ishte e dashur nga bota dhe do të mungoj thellësisht”, thuhet në kumtesë.

XS
SM
MD
LG