Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohen pretendimet ruse për planet lidhur me Sirinë


Mark Toner
Mark Toner

Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë pretendimet se kanë ndonjë plan për t’i furnizuar kryengritësit në Siri me lansues raketor portativ, pasi Rusia tha se armatimi i këtillë vdekjeprurës mund të përfundoj në duart e “xhihadistëve”.

“Pozicioni ynë lidhur me MANPADS nuk ka ndryshuar. Ne do të kishim shqetësim të thellë për këtë lloj të armatimit për të hyrë në Siri”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, për këtë çështje ka biseduar dje me telefon me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

“Ne nuk e furnizojmë me asnjë lloj të MANPADS-it opozitën siriane”, tha Mark Toner.

Një legjislacion aktual për shpenzimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, e përmban edhe dispozitën për lehtësimin e kufizimeve për armatimin e kryengritësve sirianë, duke lejuar që administrata të dërgoj atje raketa kundërajrore që mund të lansohen nga krahu, për grupet kryengritëse, pasi ta njoftoj Kongresin.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vlerësuar se kjo dispozitë paraqet “akt armiqësor”, që e hapë rrugën për kryengritësit dhe grupet militane të ndërlidhura në Siri, përfshirë Frontin Nusra dhe Shteti Islamik, të sigurojnë armatim të tillë dhe për ta përdorin atë kundër aeroplanëve rusë.

XS
SM
MD
LG