Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Qeveria e Kosovës inauguron objektin e ri në pjesën veriore të Mitrovicës


Qeveria e Kosovës ka inauguruar një objekt të ri në Komunën veriore të Mitrovicës. Me anë të një komunikate për media njoftohet se Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka bërë inaugurimin e objektit.

Komunikata nga zyra për media citon ministren të ketë thënë se "ky proces shënon shtrirjen dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit".

Në këtë objekt sipas Qeverisë së Kosovës do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushëveprimtari lokale. Gjithsej do të punojnë 105 zyrtarë.

Ministrja Tahiri ka theksuar se pas një periudhe disamuajshe të përgatitjeve intensive të bëra nga Ministria për Dialog dhe Ministria e Administratës Publike si dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve dhe në veçanti të mbështetjes së Zyrës së Kryeministrit ka filluar puna e institucioneve qendrore në pjesën veriore të vendit.

Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se një objekt tjetër i qeverisë do të hapet pas vitit të ri në Komunën e Zubin Potokut dhe një tjetër në Leposaviq. (REL)

XS
SM
MD
LG