Ndërlidhjet

Turqia dhe Rusia kanë planin për armëpushim në Siri


Alepo, Siri

Turqia dhe Rusia janë pajtuar mbi kushtet e armëpushimit në Siri, ku të dyja vendet mbështesin palë të kundërta në luftë.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka cituar burimet e saj të kenë thënë se dy vendet kanë punuar për të siguruar që armëpushimi të nisë pas mesnatës së sotme.

“Organizatat terroriste” do të përjashtohen nga marrëveshja, kanë thënë burimet, pa dhënë më shumë detaje.

Qeveria apo opozita e Sirisë nuk kanë bërë komente.

Rusia, e cila kryen sulme ajrore në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, mbështetëse e madhe e forcave opozitare, kanë thënë qysh javën e kaluar se janë të gatshme të ndihmojnë në përfundimin e luftës.

Agjencia Anadolu ka thënë se nëse armëpushimi i propozuar mbahet, bisedimet për paqe do të zhvillohen në kryeqtetin e Kazakistanit, Astana, me Turqinë dhe Rusinë si “garantuese të procesit”.

XS
SM
MD
LG