Ndërlidhjet

15,000 migrantë shqiptarë lënë Gjermaninë vullnetarisht


Ilustrim

Një rekord prej 55,000 migrantësh ka lënë Gjermaninë vullentarisht – më shumë se dyfishi i të dëbuarve.

E përditshmja gjermane Sueddeutsche Zeitung i ka siguruar të dhënat nga Zyra për Migrim dhe Refugjatë.

Shumica e migrantëve janë kthyer në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh, prej 15,000 vetash, raporton BBC.

Në vitin 2015, 890,000 azilkërkues kanë hyrë në Gjermani.

Në vitin 2016, Gjermania ka dëbuar 25,000 migrantë.

Ata që arrijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kryesisht nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani.

XS
SM
MD
LG