Ndërlidhjet

Sot votohet propozim rezoluta kundër murit në Mitrovicë


Parlamenti i Kosovës
Parlamenti i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, sot nga ora 10, e vazhdon seancën plenare gjatë së cilës pritet të votohet edhe një rezolutë që flet për murin e ngritur në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kështu thuhet në kalendarin e ditës të publikuar nga faqja e internetit e Parlamentit.

Aty njoftohet se në vazhdimin e seancës që mbahet sot votohen edhe dy projektligje, njëri që ka të bëjë me faljen e borgjeve publike dhe tjetri për ndalimin e dhunës në ngjarjet sportive.

Pika e katërt e rendit të ditës së sotme është votimi i “Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës”.

XS
SM
MD
LG