Ndërlidhjet

Çavushoglu: Armëpushimi për tërë Sirinë ndoshta para Vitit të Ri


Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu
Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu ka thënë se Turqia dhe Rusia shpresojnë që të arrijnë një armëpushim të plotë për Sirinë para Vitit të Ri.

Çavushoglu i ka thënë sot televizionit AHaber se armëpushimi që këto dy shtete po mundohen ta organizojnë mund të arrihet “çdo moment” dhe se Turqia dhe Rusia kanë qëllim të jenë garantues të saj.

Ai ka thënë se “nuk ka diçka përfundimtare nëse Irani do e nënshkruaj atë si garantues”.

Ministri, megjithatë, ka nënvizuar se Ankaraja nuk do të mbajë bisedime me presidentin sirian, Bashar al Assad.

Çavushoglu gjithashtu ka thënë se të gjithë luftëtarë e huaj “duhet të largohen nga Siria”, përfshirë trupat nga grupi shiit Hezbollah që kanë shkuar nga Libani.

Trupat e Hezbollahut, të përkrahura nga Irani, po luftojnë përkrahë forcave qeveritare siriane kundër rebelëve, shumë prej të cilëve e kanë përkrahjen e Turqisë.

Deklarimet e Çavushoglut janë bërë një ditë pasi mediat turke kanë raportuar se Ankaraja e ka përgatitur një marrëveshje armëpushimi për Sirinë por nuk kanë elaboruar detaje të kësaj marrëveshjeje.

Turqia dhe Siria më parë kanë arritur armëpushime lokale që kanë mundësuar largimin e civilëve nga Alepo lindore.

Muajve të fundit, Moska dhe Ankaraja kanë shtuar bashkëpunimin rreth Sirisë, ndonëse në betejat e kësaj lufte civile ata përkrahen kahe të kundërta.

XS
SM
MD
LG