Ndërlidhjet

Kremlini: Fluturimet drejt Egjipit do të vazhdojnë së shpejti


Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe homologu rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij egjiptian, Abdel Fattah al Sisi, kanë diskutuar atë që Kremlini thotë janë “planet për vazhdimin e fluturimeve të rregullta në mes të Moskës dhe Kajros në të ardhmen e afërt”.

Rusia ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Egjiptit për arsye sigurie pasi një aeroplan rus ka shpërthyer mbi gadishullin Sinai më 31 tetor 2015, duke vrarë 224 që kanë qenë në bord.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për vendosjen e bombës në bordin e aeroplanit që bartte turistë rusë nga Shën Petersburgu në resorin egjiptian, Sharm El Sheikh.

Pezullimi i fluturimeve ka qenë goditje e rëndë për ekonominë e Egjiptit e cila mbështetët shumë nga turizmi. Mbi 30 % e turistëve që e kanë vizituar Egjiptin gjatë viteve të fundit, para rastit të sipërpërmendur, kanë qenë nga Rusia.

Deklarata e Kremlinit e publikuar sot nuk ka thënë sakt se kur do të vazhdojnë fluturimet, mirëpo ditë më parë, ministri rus i transportit, Maksim Sokolov, ka thënë se fluturimet mund të vazhdojnë në janar të vitit 2017.

XS
SM
MD
LG