Ndërlidhjet

Arrihet armëpushim në tërë Sirinë, Rusia, Turqia “garantuese” 


Ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se qeveria siriane dhe kundërshtarët e saj e kanë nënshkruar një armëpushim për të gjithë vendin dhe deklaratën përmes së cilës shprehet vullneti për fillimin e bisedimeve për paqe.

Putin ka thënë më 29 dhjetor se dokumenti që nënvizon masat për implementimin e armëpushimit gjithashtu është nënshkruar.

Ndërkohë, ushtria siriane ka njoftuar se ndalimi i luftës në tërë vendin do të hyjë në fuqi sonte në mesnatë sipas orës lokale, apo në orën 23:00 sipas orës së Kosovës.

Duke folur në takim me ministrat rusë të jashtëm dhe atë të mbrojtjes, Putini ka thënë se “të gjitha marrëveshjet që janë arritur janë shumë të brishta dhe ato kërkojnë vëmendje, durim dhe qasje profesionale ndaj tyre, dhe kontakte të vazhdueshme me partnerët tanë”.

Putin ka folur një ditë pasi ministri i jashtëm turk, Mavlut Çavushoglu ka thënë se Turqia dhe Rusia kanë përgatitur marrëveshje armëpushimi dhe një dokument që nënvizon zgjidhjen politike të konfliktit.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se Rusia dhe Turqia do të jenë “garnatuese” të armëpushimit në Siri.

XS
SM
MD
LG