Ndërlidhjet

Serbi: Aksidentohet vetura me migrantë, vdesin dy afganë 


Një migrant në një nga kampet strehuese në Beograd, Serbi
Një migrant në një nga kampet strehuese në Beograd, Serbi

Policia e Serbisë tha se një makinë me së paku 12 migrantë është përplasur në një austostradë, me ç’rast u vranë dy afganë dhe u plagosën 10 udhëtarë të tjerë, përfshirë pesë fëmijë.

Policia tha se personi i dyshuar për trafikim të njerëzve, që e drejtonte makinën, është larguar nga vendi i përplasjes.

Kjo përplasje ndodhi sot në mëngjes afër qytetit Nish, në autostradën që e lidhë Bullgarinë dhe Greqinë me pjesën veriore dhe perëndimore të Evropës.

Të plasogusit që janë dërguar në spital kanë “lëndime ekstremisht të rënda në kokë dhe gjymtyrë dhe ne po bëjmë çdo gjë për ta shpëtuiar jetën e tyre”, i tha transmetuesit shtetëror RTS, mjeku Mirosllav Llaziq.

Mijëra migrantë janë të bllokuar në Serbi në përpjekje për të gjetur mënyra për të kaluar në vendet e pasura të Evropës perëndimore, të cilat nga ana tjetër synojnë zvogëlimin e hyrjes së migrantëve.

XS
SM
MD
LG