Ndërlidhjet

Shqipëri: U mbyllen mandatet tre zyrtarëve për shkak të së kaluarës kriminale


Pamje e një pjese të Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri i ka anuluar mandatet për dy anëtarë të Kuvendit dhe të një kryetari bashkie për shkak të së kaluarës kriminale.

Aksionet e ndërmarra dje ishin të parat sipas ligjit të miratuar vitin e kaluar, me të cilin njërëzve me të kaluar kriminale nuk u lejohet mbajtja e zyrës publike dhe një pjesë të madhe të punëve shërbyese civile, raporton agjencia AP nga Tirana.

KQZ-ja ua ka përfunduar mandatet dy ligjëvënësve, Dashamir Tahirit nga Partia Demokratike në opozitë, dhe Shkelqim Selamit, të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po ashtu, mandati i është përfunduar edhe kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Të tre këta zyrtarë i kanë hedhur poshtë pohimet se kanë të kaluar kriminale.

Por, prokurorët thanë se ata kishin dënime në Itali dhe Zvicës për krime, që përfshijnë pastrim të parave, shpërndarje të drogës dhe trafikim të njerëzve.

Luftimi i korrupsionit dhe pastrimi i posteve politike dhe publike nga kriminelët e dënuar, mbetet prioritet i lartë për Shqipërinë, që shpreson për t’i filluar së shpejti negociatat për pranim me Bashkimin Evropian.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë e ka mbështetur vendimin e Komisioniz Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri si “fitore për popullin e Shqipërisë dhe tërheqje e vërejtjes për kriminelët, që mendojnë nëse të bëhen kandidatë për zgjedhjet parlamentare më 18 qershor”.

“Personat me të kaluar kriminale nuk duhet të kenë vend në përfaqësimin e popullit shqiptar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve, pas publikimit të vendimit të KQZ-së.

XS
SM
MD
LG