Ndërlidhjet

Mistura e përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Siri


Staffan de Mistura
Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Siri, Staffan de Mistura, e ka mirëpritur shpalljen e sotme të armëpushimit në Siri dhe tha se shpreson se me të do të shpëtohen jetët e civilëve, do të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe do të çojë në bisedime paqësore produktive.

“Këto zhvillime, po ashtu, duhet të kontribuojnë për negociata gjithëpërfshirëse dhe ndër-siriane, për tu mbajtur nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara në shkurt të vitit 2017”, ka thënë zoti Mistura, nëpërmjet deklaratës së një zëdhënëseje të tij, raporton agjencia Reuters.

XS
SM
MD
LG