Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

CNN: Rusia ndërmerr masa hakmarrëse ndaj SHBA-ve


Rrjeti televiziv CNN ka raportuar se autoritetet e Rusisë kanë urdhëruar mbylljen e një shkolle anglo-amerikane në Moskë, pasi Shtetet e Bashkuara, mbrëmë imponuan sanksione të reja për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Shkolla u shërbente fëmijëve të personelit të ambasadave amerikane, britanike dhe kanadeze. Në të, po ashtu, mësimet i ndiqnin edhe personat e tjerë të jashtëm në Moskë dhe rusët. Por, zyrtarët amerikanë i thanë rrjetit CNN se kjo shkollë do të mbyllet për të gjithë dhe se Rusia, po ashtu, e ka mbyllur qasjen në një shtëpi për pushim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në një lagje të Moskës.

Mbyllja e këtyre kapaciteteve të popullarizuara për punonjësit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe familjet e tyre, duket se bëhet në kuadër të hakmarrjes për mbylljen e dy komplekseve në Uashington dhe Nju Jork, që shfrytëzoheshin nga diplomatët rusë, në kuadër të serisë së re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë, të ndërlidhura me sulmet kibernetike kundër zgjedhjeve amerikane.

Nuk ka pasur konfirmin të menjëhershëm të zyrtarëve rusë për këto mbyllje.

Rusia ka premtuar më tepër “hakmarrje” kundër sansioneve të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, të cilat Moska pritet t’i shpallë gjatë ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG