Ndërlidhjet

Rusi: Një polic dhe dy militantë janë vrarë në Dagestan


Pjesëtarët e shërbimit të sigurisë në Rusi gjatë një aksioni në Dagestan
Pjesëtarët e shërbimit të sigurisë në Rusi gjatë një aksioni në Dagestan

Autoritetet e Rusisë thonë se një polic dhe dy militantë të dyshuar janë vrarë gjatë të shtënave në Dagestan, rajon në Kaukazin Verior të trazuar të Rusisë.

Zëdhënësja e policisë së Dagestanit, Fatima Ubaydatova, tha sot se policët e trafikut ishin përpjekur ta ndalnin një automobli me militantë të dyshuar, afër qytetit Hasaviurt, mbrëmë vonë, por njerëzit në atë makinë kishin hapur zjarr.

Policia i ka identifikuar dy persona si militantë lokalë, të cilët i kishin sulmuar policët më herët këtë javë në kryeqytetin rajonal, Mahaçkala. Gjatë atij sulmi ishin vrarë dy policë dhe një ishte plagosur, ka thënë policia.

Dhuna në Kaukazin Verior është pothuajse e zakonshme. Në këtë rajon përfshihen territoret me poullatë shumicë myslimane: Çeçenia, Dagestani, Ingushetia dhe Kabardino-Balkaria.

XS
SM
MD
LG